Shpesh mendohet se meshkujt janë mësues më të mirë në shtrat, falë eksperiencës më të madhe që kanë në krahasim me femrat.
Por kjo nuk është absolute, pasi edhe femrat janë mësuese shumë të mira, madje ato mund të japin leksione që meshkujt mund t’i mësojnë vetëm nga ato.
Nëse jeni një mashkull tradicional dhe mendoni se partnerja nuk mund të dijë kurrë më shumë se ju përsa i përket seksit, atëherë gaboheni.
Falë butësisë dhe ndjeshmërisë, femra juaj do t’ju mësojë me mjeshtëri disa sekrete dhe paralojat seksuale.
Derisa të përvetësoni “leksionet” e femrave në shtrat nuk do të mërziteni, përkundrazi, janë leksione mjaft eksituese.
Një orë mësimi më të mirë as që nuk mund ta imagjinoni.
Parapërgatitje gjatë gjithë ditës
Përpara se të ndjejnë nxehtësi në zonat erogjene, pjesa më e madhe e femrave duhet të jenë të nxehta në mendje. A ka ndonjë mënyrë më të mirë për të “nxehur” mendjen e një femre, sesa gjatë gjithë ditës të ngacmoni fantazinë e saj erotike? Bëni mesazhe gjatë gjithë ditës!
Vibratori nuk është armiku juaj
Shumë meshkuj e konsiderojnë vibratorin si armikun e tyre dhe kjo për shkak se ndonjëherë femrat e konsiderojnë atësi zëvendësuesin e burrave. Në fakt, vibratori dhe lodrat e seksit mund të jenë mjaft eksituese edhe për partnerin tuaj.Përdoreni atë ndërsa jeni në shtrat me partnerin. Në vend që ta ruani vetëm për vete, përdorni vibratorin edhe gjatë seksit me partnerin tuaj. Luani vetë dhe lejoni partnerin që t’ju shoh teksa kënaqeni. Për t'u siguruar nëse ai e ka mësuar siç duhet leksionin atëherë lejoni që ta kontrollojë ai vibratorin që kërcen në vaginën tuaj.
Tre kënaqësi njëkohësisht
Kush thotë se meshkujt nuk mund të bëjnë tre gjëra në një kohë? Vendi dhe koha më e mirë që t’ju bindë në këtë deklaratë të gabuar është krevati gjatë seksit oral. Ngrini këmbët në mënyrë që thembrat të jenë afër kokës që do të mundësojë t’ju stimulojë. Në të njëjtën kohë stimulimi i tre zona erogjene do të bëjë që të përjetoni një orgazëm intensive, ndërsa partneri juaj do të kënaqet më shumë.
Ju mund të bëni realitet fantazitë e tij
E keni pyetur ndonjëherë partnerin se,cilat janë fantazitë e tij seksuale? Çfarë dëshiron më shumë ai në shtrat dhe nuk ka arritur ta realizojë? Bëjani realitet atij fantazinë dhe kështu ai do të bëjë realitet fantazitë tuaja. Duke fantazuar eksitimi do të jetë më i madh ndërsa këto ëndrra bëhen realitet. Lërini mënjanë paragjykimet për të pasur një kënaqësi më të madhe seksuale.
Masazhi sensual
Masazhi me vaj, apo krem trupi pas dushit do të jetë edhe më i këndshëm nëse atë detyrë ia jepni partnerit tuaj. Rrini lakuriq në banjë dhe lejoni që duart me vaj të përshkojnë çdo milimetër të trupit tuaj. Eksitimi do të jetë edhe më i madh nëse ai është plotësisht i veshur. Tek gratë kjo do të shkaktojë druajtje, ndërsa mashkulli do të ndjehet dominant, lidhur me atë çfarë mund të ndodhë në darkë. Ky është fillimi i paralojës seksuale dhe në mbrëmje ajo nuk do të durojë deri sa t’ju zhveshë.