E keni parë në videoklipe, Nora Istrefi e ka sozinë shumë pranë vetes

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 25.11.2017, 17:12

Çdo njëri prej nesh ka dëshirë që të zbulojë kush është sozia e tij. Ky i fundit mund të gjendet në rruzullin tokësor, pasi thuhet se të gjithë mund ta kenë një të tillë. Nora Istrefi duhet të jetë shumë me fat pasi sozia e saj është më pranë nga ç’mund të mendohej.

Bëhet fjalë për modelen bukuroshe shqiptare dhe përfaqësuesen e Shqipërisë në Miss Europe 2017, Nikola Spaho. Së fundmi ka realizuar një intervistë radiofonike ku është shprehur se reagon pozitivisht kur e krahasojnë me këngëtaren Nora Istrefi, por që dëshiron të njihet për arritjet e saj.

Ajo gjithashtu ka qenë protagoniste në klipin “Papi” të këngëtarit 2Ton. Shihni ngjashmërinë e tyre të pabesueshme.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit