Befason këngëtarja shqiptare me pamjen e re, pret flokët dhe pozon nudo

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 24.11.2017, 11:51

Eleni Foureira është këngëtare me emër në Greqi, por në vendin tonë ajo u bë e njohur pasi mohoi origjinën shqiptare.

E konsideruar si "Beyonce e Greqisë", Foureira ka arritur të bëhet e njohur jo vetëm në vendin fqinj por edhe në vende të tjera të botës. Fouriera e cila ka pranuar se është nga qyteti i Fierit, ka deklaruar më herët se iu desh të mos e tregonte që në fillim origjinën e saj, për shkak të terrenit racist dhe etnocentrik.

Eleni ditën e djeshme ka tërhequr vëmendjen me një foto të postuar në Instagram ku shfaqet komplet lakuriq, me flokët shumë të shkurtra, ndryshe sa e shohim zakonisht. Shqiptarja ka tërhequr vëmendjen edhe me një tjetër foto ku shfaqet me të brendshme duke u kthyer në më të komentuarën e shtypit grek. Së fundmi Eleni ka publikuar edhe këngën e saj më të re "Vassilissa" që mund të gjendet në platformat online të muzikës në Greqi.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit