Është arrestuar në Prishtinë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, pas një urdhër-arresti për rastin e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Ish-lideri i VV-së u arrestua këtë mëngjes nga Policia e Kosovës teksa po hynte në kryesinë e Kuvendit për seancën e ditës së sotme.
Nuk është vetëm Albin Kurti, por edhe deputetet Albulena Haxhiu e Donika Kadaj-Bujupoi që janë thirrur në Gjykatë pas lëshimit të urdhër-arrestit por nuk janë paraqitur.
Kujtojmë që Albin Kurti ka vuajtur dënim të gjatë edhe në burgjet e Serbisë.
Gjatë arrestimit të tij ka pasur përplasje mes aktivistëve dhe policisë.