Nëse doni të shumëzoni dy numra të mëdhenj dhe pa përdorur makinën llogaritëse, kemi një zgjidhje.
Më saktë, jo ne, por japonezët. Ata çfarë nuk dinë!
Ndryshe nga evropianët (apo e gjithë bota), ata përdorin vijat për të kryer veprime nga më të ndryshmet. Siç do të shihni në videon e mëposhtme, kjo vlen edhe për numrat me tre apo katër shifra.
Është e lehtë, seriozisht! Gjithçka mund ta bëni duke kryqëzuar vijat, të cilat përfaqësojnë nga një numër.
Çfarë na duhen? Epo, ndonjëherë truri do stërvitur me diçka...