Pas kërkesës së prokurorisë, një vendim gjykate ka bërë që të shpallet në kërkim nënprefekti i qarkut Tiranë, Fatos Kaja. Sipas njoftimit të prokurorisë, Fatos Kaja, ish-zyrtar i komunës Kryevidh, Kavajë dyshohet si përgjegjës i drejtëpërdrejtë për falsifikimin dhe shpërdorimin e detyrës në ndarjen e tokave.
Prokuroria kishte vënë në hetim dokumentat e ZVRPP Kavajë, në bashkinë Rrogozhinë, si edhe praktikat administrative të ish-komunës Kryevidh, e cila mbulonte zonën e plazhit të Spillesë.
Në vijim të këtyre hetimeve, Prokuroria e Kavajës ka identifikuar zyrtarë dhe ish-zyrtarë, të cilët kanë falsifikuar dokumentat e tokave.
Në njoftimin e prokurorisë thuhet: