Një ngjarje e çuditshme dhe e paprecedentë ka ngjarë në Oklahoma, ku një vajzë 26-vjeçare ka pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me të ëmën 44-vjeçare dhe më pas janë martuar me njëra-tjetrën.
26-vjeçarja Misty Velvet Dawn Spann u shpall fajtore për incestin, pasi ngjarja u zbulua të martën që lamë pas. Mamaja e saj, 44-vjeçarja Patricia Ann Spann, humbi kujdestarinë e të bijës dhe dy djemve kur ata ishin ende fëmijë. Ata u adoptuan dhe u rritën nga gjyshërit nga ana e babait.
Vajza dhe e ëma u bashkuan në vitin 2014, kohë kur nisën të flasin me njëra-tjetrën dhe të bisedonin për mundësinë e birësimit të një fëmije. Ato u martuan në mars të vitit 2016, pasi Patricia bindi të bijën se nuk ishin duke thyer ligjet, nëse jetonin bashkë.
Historia e dashurisë nuk zgjati shumë, pasi të dyja u zbuluan në shtator të vitit 2016 dhe u burgosën.
Në Oklahoma inçesti është krim që dënohet deri në 10 vjet me burg. Misty vendosi të nënshkruajë një marrëveshje për pranimin e fajësisë në mënyrë që të merrte një dënim më të lehtë.