Një 21-vjeçare e fiksuar pas ushtrimeve në palestër ka mbetur e paralizuar nga veprimtaria e saj, kur një peshë 150lb që i bie rreth 69 kilogram i rrëshqiti duke i rënë mbi shpinë.
Studentja, Sophie Butler, nga Essex, po përdorte të njëjtën makineri dhe të njëjtën peshë si zakonisht, kur ajo humbi aftësinë për të qëndruar në këmbë, pasi pesha e që i ra sipër i shkaktoi fraktura në shpinë.
Zonjsuah Butler mbeti e paralizuar dhe kishte nevojë për një operacion urgjent për të shpëtuar, por që fatkeqësisht nuk ia ktheu mundësinë për të ecur sërish.
21 vjeçarja tha për Daily Mail:
Mjekët thanë se znjsh.Butler kishte nevojë për kirurgji emergjente brenda 12 orëve të ardhme ose shpresat e saj për të ecur përsëri do të ishin zero.
Ajo qëndroi në operacion për plot 8 orë, në të cilin kirurgët riparuan shpinën e saj me dy shufra metalike dhe kunja të tjerë metalikë.
Sophie tani vazhdon terapinë intensive në shtëpi, me shpresën që do të ecë shumë shpejt dhe të fillojë normalisht studimet në psikologji.
Ajo tha: