Stadiumi i Shkodrës është skandaloz, Vllaznia detyrohet të luajë jashtë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 09.11.2017, 19:36

loro-borici

Vllaznia duket se ndaj Lushnjes duhet të shpërngulet prapë (si me Skënderbeun), sepse stadiumi “Loro Boriçi” ka probleme.

Bari i ri që është mbjellë ditët e fundit tashmë ka mbirë, por reshjet e fundit kanë ndikuar për keq.

Përfaqësues të FSHF-së sot ndoqën punimet në stadium dhe u shprehën se do të vendosin këtë fundjavë, por gjasat janë për jo. Në Shkodër priten përmbytje në disa zona, madje, kështu që ndeshja do të luhet diku tjetër.

"Loro Boriçi" gjithmonë ka qenë problematik dhe është shembulli i cilësisë së punës që bën qeveria jonë e pangopur.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit