Makthi i italianëve dhe “tmerri” i policisë shqiptare, kush është Ilir Paja që u la i lirë?

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 09.11.2017, 12:56

paja

Gjykata e Krujës ka liruar nga burgu një tjetër të dënuar. Bëhet fjale për Ilir Pajën, shqiptarin i cili ishte kthyer në makthin e policëve italianë pasi ishte arratisur disa herë nga burgu.

Ai kishte për të shlyer edhe një vit dënimi pasi në vitin 2008 tentoi të vriste efektivin e policisë Blendi Haxhimali në afërsi të "Farmacisë 10" në kryeqytet. Ilir Paja kishte kryer 15 nga 25 vite burg në total.

Mjeku i tij kishte vërtetuar se ai vuante nga disa sëmundje.

Paja është liruar me masën e "qëndrimit në shtëpi" nga gjykatësja Enkelejda Hoxha.

Hoxha liroi disa ditë më parë Genc Tafilin, vëllain e Admir Tafilin, mbi të cilin rëndonte akuza e "vrasjes në bashkëpunim" të kolonel Arben Zylyftarit.

Kush është ilir Paja?

Ilir Paja është një personazh i njohur për arratisjet spektakolare nga burgjet italiane, si autor i një sërë krimesh të rënda në Itali. Ai njihet nga kaarabinierët me nofkën "ufo".

Në vitin 2008 ai pasi plagosi efektivin e policisë Blendi Haxhimihali. Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar për një vrasje të kryer në Gjermani.

Paja ka mundur të arratiset disa herë nga burgjet italiane me çarçafë dhe më pas zhdukej për muaj të tërë.

Paja akuzohet për disa vepra penale të kryera në territorin italian, mes të cilave edhe “vrasje me dashje të mbetur në tentativë në bashkëpunim”, “rrëmbim dhe mbajtje peng të personit” dhe “marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura”.

Ai akuzohet edhe për vrasjen e një ekuadoriani dhe plagosjes së një tjetri, pas një grindjeje që kishte për motiv ngacmimin e një femre ekuadoriane, në kohën që ajo ishte me bashkëshortin e saj.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit