Historia/ Theri gruan me thikën e kuzhinës, zbulohet detaji i errët në të kaluarën e shqiptarit

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 09.11.2017, 12:07

Dritan Sulollari është 37-vjeçari shqiptar i cili theri dje me thikë bashkëshorten e tij 30-vjeçaren Migena Kellezi.

Mediat italiane kanë bërë të mundur zbardhjen e një detaji të errët në të kaluarën e shqiptarit. Disa vite më parë ai ishte larguar nga një piceri në Gorizia, ku kishte kohë që punonte, pasi një kolege e kishte akuzuar për ngacmim seksual.

Ngjarja ndodhi në Udine të Italisë rreth orës 7:30 të së mërkurës në banesën e çiftit në rrugën Campagnola 21, në prani të djalit të tyre 8-vjeçar. Nuk është ende e qartë nëse ai ka parë apo ka dëgjuar diçka.

37-vjeçari zbarkoi në Puglia kur ishte 17 vjeç, në vitin 1998, pasi hipi në një gomone me katër motorë me 100 kuaj secili dhe nuk kishte mundur të qëndronte ulur për 10 ditë me radhë.

Ai i kishte rrëfyer një miku se kishte qenë një eksperiencë shumë e frikshme, pasi skafistët nuk e kishin aspak të vështirë të hidhin njerëz në det për të lehtësuar peshën e për t'i shpëtuar radarëve të Guardia di Finanzias.

Shqiptari kishte shkuar vetëm në Itali dhe pas një periudhe të shkurtër kishte arritur të siguronte dokumentet dhe kishte gjetur punë.

Pas një kohe të gjatë në lëvizje, ishte stabilizuar në Gradisca d’Isonzo. Pikërisht këtu iu ishte bashkuar edhe e shoqja, me të cilën ishte martuar shumë vite më parë.

Ata kishin përfituar të dy nënshtetësinë italiane dhe më pas ishin bërë prindër të një djali. Fillimisht shqiptari nisi punë si kamarier, derisa u stabilizua në Isontino. Ai cilësohej si një punonjës i shkëlqyer për ish-pronarët, i cili ishte i aftë të kishte nën kontroll të gjithë situatën vetëm me një shikim me bisht të syrit.

Migena punonte prej disa muajsh në dyqanin e telefonave në qendrën komerciale Tiare di VilleseTiare di Villesse.

Ajo cilësohej nga koleget si një njeri i qeshur e i çiltër. Ato shprehen se ajo e zotëronte gjuhën shumë mirë dhe e donte shumë venndlindjen e saj.

Sipas dëshmive të fqinjqve të tyre, ata nuk i kishin dëgjuar kurrë të debatonin, megjithëse kishin dy vite që ishin ndarë.

30-vjeçarja u gjet e mbuluar në gjak në dhomën e gjumit me një prerje në fyt, të shkaktuar nga thika e kuzhinës. Motivi i vrasjës mendohet se mund të jetë bërë xhelozia apo edhe vetëmbrojtja, pasi Sulollari iu nënshtrua një operacioni pasi kishte marrë plagë të thella në duar.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit