E vrau burri sot në banesë, kush është Migena Kellezi dhe marrëdhënia e saj fqinjët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.11.2017, 14:58

Një grua e moshës 30-vjeçare është vrarë mëngjesin e ditës së sotshme nga i shoqi, në një nga qytetet e Italisë.

Viktima është identifikuar si Migena Kellezi, ndërsa bashkëshorti, Dritan Sulollari.

Çifti jetonte prej vitesh në Itali, ndërsa ngjarja e rëndë ka ndodhur në prani të fëmijës së tyre 8-vjeçar.

37-vjeçari Dritan Sulollari punonte në një piceri, si kamarier.

Prej pak kohësh ai ishte pushuar nga puna dhe po kalonte një gjendje të rënduar emocionale. Sipas fqinjëve të çiftit, ata ishin të urtë dhe të dashur me njëri-tjetrin.

Dëshmitarët tregojnë se nuk i kishin dëgjuar kurrë të ziheshin dhe sot kanë ngelur të tronditur nga ajo që kanë mësuar.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit