Nipi iu arrestua me dy patentat e Saimir Tahirit, ja çfarë thotë komandanti i RENEA-s

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 04.11.2017, 10:50

74

Orest Sota është personi i cili është ndaluar tre ditë më parë, pasi në makinën e tij u gjendën 800 mijë euro dhe tre patenta, dy leje drejtimi për mjete lundruese në emër të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe një në emër të gruas së tij, Fatlinda Berisha.

25-vjeçari Sota, është djali i biznesmenit Lefter Sota nga Vlora dhe nipi i komandantit të RENEA-s, Vasillaq Sota.

I kontaktuar nga “Shqiptarja.com”, komandanti i RENEA, Vasillaq Sota, është shprehur se nuk ka pse kjo ngjarje të kthehet kundër tij, pasi ai nuk është përgjegjës se çfarë bën nipi.

S’mund të merremi akoma me histori se ka një dajë ballist e një xhaxha partizan. Secili mban përgjegjësi për veprimet e veta që kryen, dhe përgjegjësinë le ta mbajë nipi për çfarë ka kryer. Unë grandë në polici e kam marrë me gjak dhe s’ma ka dhënë nipi”.

I pyetur nëse është informuar nga kolegët e tij për arrestimin e nipit, komandanti i RENEA-s tha se nuk ka pasur asnjë informacion.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit