Kokëulur dhe duke fshirë lotët, Bjordi te homazhet për Adelën

Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 30.10.2017, 16:35

Në homazhet e mbajtura në Kavajë në Pallatin e Kulturës në nder të gazetares Adelajda Xhamani, nuk ka munguar dhe ish-partneri i saj Bjordi Mezini.

Ai është parë të dalë nga Pallati i Kulturës me kokën ulur, i mërzitur dhe duke qarë.

Adela dhe Bjordi u njohën dhe e deklaruan dashurinë e tyre në “Big Brother”, lidhje kjo që zgjati për disa vite.

Adela Xhamani u nda nga jeta pas një arresti kardiak ditën e djeshme në orën 04:00 të mëngjesit. Sot në orën 14:00 u krye edhe ceremonia e varrimit të saj.

Figura të njohur, familjarë, miq kryen homazhet në nder të saj, ndaj gazetares që besoi në veten dhe ëndrrat e saj. Adela Xhamani u shua në moshën 31-vjeçare.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit