Ndarja nga jeta e gazetares Adela Xhamani preku shumë persona, veçanërisht njerëz të ekranit, të cilët kishin punuar me të dhe e njihnin personalisht. Të shumtë ishin ata që vlerësuan lart figurën e Adelës si profesioniste, por nuk duhet harruar edhe realiteti.
Adela kaloi nga një redaksi lajmesh në një tjetër, nga njëra revistë në tjetrën, edhe pse siç thonë tashmë, ishte një gazetare e aftë.
Një prej kolegëve të saj, Kreshnik Mersinllari, i ka kushtuar disa rreshta Adelës dhe marrëdhënies së saj me shefat që sot e lëvdojnë, ndërsa sa ishte ende në jetë e në kërkim të punës i ofruan "përherë" vend pune me pagën që meritonte, me kontratë dhe rregulla sipas Kodit të Punës.
Mersinllari shkruan: