Një grua që u pagua për të qenë surrogate (nënë zëvendësuese), ka treguar se si ishte duke humbuar djalin e saj biologjik pasi në barkuan e saj ka ndodhur një “mrekulli mjekësore”, çka nënkupton që ajo ka mbetur shtatzënë në të njëjtën kohë që mbante në bark fëmijën e dikujt tjetër.
Jessica Allen, 31 vjeçe nga Kalifornia, dyshonte s e diçka kishte shkuar gabim vetëm një ditë pasi solli në jetë binjakët.
Ajo ishte paguar 26.663 Paund për të mbajtur dhe rritur në bark fëmijën e zotit dhe zonjës Liu.
Por kur pa një foto të dy foshnjave, ajo vuri re se ata dukeshin krejtësisht të ndryshëm, njëri ishte aziatik, ndërsa tjetri gjysmë i bardhë-gjysmë afrikano-amerikane.
Nga hetimet doli që në një incident jashtëzakonisht të rrallë mjekësor të quajtur superfetacion, Jessica dhe burri i saj tani, Wardell Jasper, kishin mbetur shtatzënë natyralisht, pavarësisht nga përdorimi i kondomëve, pas ciklit të fekondimit in vitro (IVF) gjatë të cilit embrioni i z. Liu transferohej në mitrën e Jessicës.
Një nga fëmijët, Max, ishte biologjikisht i saj, ndërsa tjetri ishte i familjes Liu.
Zonja Liu i kishte premtuar Jessica-s se mund të kalonte një orë me foshnjat pas lindjes së tyre, por kjo nuk kishte ndodhur dhe premtimi ishte thyer.
Jessica tregon për New York Post:
Jo vetëm që Mike dhe Max nuk ishin idnentikë, por ata kishin edhe ADN krejtësisht të ndryshme.
Dr. Joel Batzofin, themelues dhe drejtor mjekësor i Shërbimeve të Fertilitetit të Nju Jorkut konfirmoi se superfetimi, ndonëse i rrallë, mund të ndodhë.
Pas shumë peripecish me avokatë dhe shpenzimeve të pafundme prej një viti e gjysmë me drejtësinë amerikane, familja Jasper arriti të merrte fëmijën e tyre biologjik, megjithëse procesi i dëmshpërblimit për familjen Liu vazhdon ende