Boris Kipriyanovich, i njohur ndryshe edhe si Boriska, është një djalë nga Rusia, i cili ka pasur një fëmijëri shumë të veçantë. Në moshën 4-5 vjeçare ai nisi të tregojë histori aspak të zakonta nga jeta e tij, duke thënë se vjen nga një planet tjetër e duke e cilësuar edhe veten si marsian.
I vogli lindi më 11 janar 1996 në qytetin Volzhsky. Sipas nënës së tij, që kur ishte katër vjeç, ai vizitonte një mal për të përmbushur nevojat e tij për energji. Ky fëmijë habiste edhe prindërit gjatë viteve të para të jetës. Pa shkuar ende në klasë të parë, Boriska mësoi të shkruante dhe të lexonte. Historia e tij është publikuar në shumë media.
Një nga metarialet që i është kushtuar të voglit dhe ka bërë bujë, është një video e publikuar në vitin 2007, kur Boris ishte vetëm 11 vjeç. Në video ai vetë ka treguar disa detaje nga "jeta e mëparshme në planetin Mars".
Sipas të ëmës, Nadezhda Kipryanovich, historitë e Borisit për udhëtimin në planetet e tjera nisën kur i vogli ishte vetëm 4-5 vjeç. Në moshën 6-7 vjeçare ai vijonte të jepte detaje nga botët e tjera.
Që kur ishte i vogël shfaqi shumë interes për librat e astronomisë që e ëma kishte në shtëpi dhe në mpshën 3-4 vjeçare mund të lexonte dhe të thoshte emrat e gjithë planeteve edhe në gjuhën latine.
Boriska thotë se planeti Mars tani është i banuar, edhe pse ka humbur atmosferën pas një katastrofe të madhe. Sipas të voglit, marsianët jetojnë në qytetet nëntokësore.
Djali gjithashtu shprehet se fluturoi në Tokë për qëllime kërkimore kur ishte marsian. Ai gjithashtu pilotoi së bashku me një astronaut. Për Boriskën, Marsi u zhvillua në kohën e civilizimit Lemurian. Ai flet për rënien e Lemurisë sikur të ndodhte dje. Ai thotë se Lemurianët vdiqën sepse ata pushuan së zhvilluari shpirtërisht dhe shkatërruan unitetin e planetit të tyre.
Ai kaloi një kohë të gjatë duke kërkuar nëpër skica të lemurianëve, fotografi të faltoreve tibetiane. Ndërsa po fliste, nëna e tij vuri re se Lemurianët jetonin 70.000 vjet më parë dhe ata ishin nëntë metra të gjatë.
I pyetur se si arrin ta ketë këtë informacion, djali përgjigjet:
Djali ka njohuri të thellë të hapësirës dhe dimensioneve të saj. Ai është gjithashtu i vetëdijshëm për strukturën e UFO-ve ndërplanetare. Ai flet për këtë si një ekspert dhe shpjegon se si punojnë realisht.