Kush është modelja ruse që po sfidon Vladimir Putin dhe do t’i marrë presidencën?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.10.2017, 07:57

Një prezantuese ruse la pa fjalë opinionin publik kur bëri me dije të mërkurën që lamë pas, se do të bëhej pjesë e arenës politike dhe se kishte në plan të kandidonte në zgjedhjet e ardhshme për Presidencën e Rusisë, kundër Vladimir Putinit.

35-vjeçarja Ksenia Sobchak lajmëroi kandidaturën e saj në zgjedhjet e muajit mars, përmes një videoje në YouTuube, duke argumentuar se Rusia është lodhur nga politika aktuale dhe se kjo elitë politike duhet të ndryshojë.

Sobchak, e bija e Anatoly Sobchak, kryebashkiaku reformist i Shën Petërburgut në vitet '90, u bë fillimisht e njohur përmes rrjeteve sociale, si modele dhe më pas nisi një karrierë të suksesshme në televizion.

reja u tregua shpesh kritike ndaj qeverisë ruse. Ajo ishte pjesë e protestave kundër Kremlinit në Moskë gjatë viteve 2011-2012, edhe pse i ati ka bashkëpunuar me Putinin.

Analistët mendojnë se kandidatura e saj sponsorizohet nga Kremlini për të rritur legjitimitetin e zgjedhjeve dhe për të ndarë opozitën liberale. Aleksei Navalny, figura më e njohur e opozitës në vend, zor se do të lejohet të kandidojë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit