
Para një muaji, "Apple" prezantoi me shumë bujë tre modelet më të fundit të celularëve të tij inteligjentë, iPhone 8, iPhone 8 Plus dhe iPhone X, por deri tani nuk ka arritur suksesin që kishte parashikuar.
Problemi, më saktë, është tek iPhone 8, që nuk po shitet sa paraardhësi i tij, iPhone 7. Krahasimi bëhet duke marrë për bazë të njëjtën periudhë të vitit.
Ndryshe nga vitet e mëparshme, kur çdo produkt i ri në dy muajt e parë ka pasur shitje të papara, iPhone 8 nuk ka rezultuar me sukses.
Sa kushton iPhone X, manifestimi i 10-vjetorit të kompanisë? Plot 999 dollarë! E blini dot? Sigurisht, veshkën për çfarë e keni?! Sa keq që kjo histori nuk po përfundon kurrë. /JOQ.al