Një nga gjërat e vështira në vendin tonë është të gjesh një hapësirë, ku mund të luajnë fëmijët pa iu rrezikuar jeta.
Këtë e vërteton shumë mirë një video e nisur në JOQ.al, në të cilët shfaqen dy djem të mitur që luajnë futboll pranë stadiumit “Loro Boriçi”.
E ku ka më bukur se sa të shikosh dy djem që luajnë, ama e gjithë kjo pamje shkatërrohet në momentin që shikon se këtyre fëmijëve u rrezikohet nga makinat që kalojnë pa pushim.
Qytetari që ka nisur videon ka shkruar:
Fëmijët e ditëve të sotme rrezikojnë të bëhen obez sepse kalojnë shumë kohë para ekranit të telefonit apo kompjuterit.
Në të shumtën e rasteve fëmijëve u duken më interesante dhe tërheqëse lojërat online, sesa lojërat që mund të zhvillojnë me miqtë e tyre në parqe apo kënd lojërash.
Por kjo tablo nuk vlen për qytetin e Shkodrës, sepse aty edhe ata pak fëmijë që i largohen kërcënimit për t’u bërë obez, apo josocial, i afrohen më shumë aksidenteve dhe vdekjes nga makinat.