Edhe pasi u bë një çështje mjaft e diskutuar në mediat sociale ditët e fundit, masakra ndaj qenve vazhdon.
Duket se njerëzit ende nuk e kanë kuptuar se keqtrajtimi ndaj kafshëve mund t’i çojë të përballen para ligjit.
Një tjetër video e rëndë ka mbërritur paraditen e sotme në redaksinë e JOQ.al.
Një qytetar nga Berati shkruan se një person, rreth të 40-ve, i ka lidhur qenit një gurë në qafë me zinxhir dhe më pas e ka lëshuar në lumin e Osumit.
Nga e gjitha kjo skenë, qytetari ka arritur të kapë një fragment të shkurtër, ku shihet teksa personi lëshon qenin në lumë.
Mesazhi i tij në redaksinë e JOQ.al: