Banorët e rrethit të Miraflores, në Lima të Perusë dëshmuan për një rast tjetër të keqtrajtimit ndaj grave. Në imazhet e ndara përmes rrjetit social Facebook shihet një i ri që tërheq një vajzë nëpër rrugët e qytetit, e cila vetëm arrin të bërtasë dhe të kërkojë ndihmë te banorët e zonës.
Në imazhet e postuara përmes Facebook djali i identifikuar si Martín Alonso Camino Forsyth zvarrit vajzën nëpër rrugë dhe dëgjohen vetën britmat e saj, e cila dëshpërimisht kërkon ndihmë nga këmbësorët dhe dëshmitarët të cilët në atë kohë ndodheshin aty.
Gruaja që ndihmoi viktimën e re shkroi në postimin e saj në Facebook:
Më pas ajo shton:
Programi “Cuarto Poder” raportoi se viktima e sulmit të dhunshëm iu nënshtrua vlerësimit të mjekut dhe se ecën me vështirësi për shkak të agresionit. Ajo raportoi, nëpërmjet Facebook, se duhej të priste më shumë se një orë për t'iu nënshtruar testit.
Ndërkohë, Ame Camino Forsyth, motra e agresorit, e dënoi atë që ndodhi dhe tha se e gjithë familja e tij u përpoq të ndihmonte Martin Alonso, por ai nuk i lejonte.
Ja çfarë shkroi ajo:
Forsyth përfundoi më pas:
Sipas të dhënave, Martin ka qenë i “sëmurë” për xhelozi dhe përdorues i lëndëve narkotike. Ai nuk ishte i martuar, apo i fejuar me viktimën, por i shkonte asaj nga pas prej kohësh.
Burimi: Cuarto Poder | Përktheu dhe Përshtati: JOQ.al