Në redaksinë tonë ka mbërritur një denoncim nga një person i quajtur Shkëlqim Kamberi nga qyteti i Fierit, i cili ka rrëfyer historinë e tij.
Ai shprehet se persona të paidentifikuar, për motive hakmarrje, kanë tentuar ta kërcënojnë disa herë.
Kamberi tre vite më parë ka qenë punonjës në institucionin e Shërbimit të Provës në Zyrën Vendore Tiranë dhe këtu nis e gjithë zanafilla e historisë së tij.
Shërbimi i Provës në Tiranë asiston personat e dënuar të përmbushin detyrimet që rrjedhin nga dënimet alternative dhe i paraqesin raporte të të burgosurve prokurorisë dhe gjykatës, në mënyrë që këto institucione të bazohen në sjellën dhe të mundësojnë lirinë e tyre.
Ai ka shtuar se e pushuan nga puna kur u ndërruan qeveritë dhe më pas vazhdoi punë si avokat, ku hapi edhe zyrën e tij pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë.
Disa herë, persona të paidentifikuar, kanë tentuar që ta fusnin atë me forcë në makinë por për shkak të rrethanave në favor të tij, ai ka shpëtuar.
Herën e parë që kishin tentuar ta fusnin në makinë me forcë, këta persona të cilët kishin debatuar me të i kishin shprehur se arsyeja e gjithë kësaj ishte se gjatë kohës që Kamberi punonte në Shërbimin e Provës në Tiranë, kishte përpiluar një raport negativ për një të burgosur dhe kjo ishte arsyeja pse ky i fundit nuk kishte dalë nga burgu.
Për këtë rast Kamberi nuk i kishte treguar askujt.
Dy muaj më pas ata e kishin vizituar në shtëpi, por e pranishme kishte qenë vetëm bashkëshortja e tij. Personat e kishin kërcënuar duke i thënë se ai i kishte lënë të afërmit në burg dhe për këtë do e pësonte.
Pas këtij rasti, Kamberi i ishte drejtuar policisë por askush nuk kishte pranuar ta merrte përsipër denoncimin e tij.
Një muaj më pas, ngjarja përsëritet, personat e vizitojnë sërish në shtëpi dhe gjejnë bashkëshorten e tij të vetme. Këtë radhë ata e kërcënojnë atë se nëse nuk e gjejnë Kamberin në shtëpi radhën tjetër që do e vizitonin, do hakmerreshin me fëmijët.
Pas këtij kërcënimi, ai vendos të kthehet në qytetin e tij të lindjes në Fier dhe pas një muaji tentojnë sërish ta fusnin në makinë me forcë. Kamberi kishte bërë rezistencë dhe më pas persona të paidentifikuar e kishin kërcënuar se nuk do ia falnin atë që ai u kishte bërë familjarëve të tyre.
Nisur nga ky fakt, i trembur për jetën e tij dhe të familjes, Shkëlqim Kamberi del jashtë vendit për 9 muaj. Ai ishte kthyer në Fier sërish dhe sërish këta persona e kishin vizituar në shtëpi.
Ai bërë denoncim në policinë e Fierit e cila e kishte referuar çështjen në Prokurori për veprën penale “Kanosja” parashikuar nga Neni 84 i Kodit Penal që dënohet me gjobë ose burgim deri në 1 vit. Por Prokuroria e pushoi çështjen brenda dy ditësh pa kërkuar detaje nga Kamberi për çështjen.
Pas kësaj Kamberi rrëfen se i kanë ndodhur 2 incidente, njëherë i vetëm e njëherë me makinë me fëmijët.
Ai u nis në Amerikë ku qëndroi 9 muaj e më pas u kthye.
Dy ditë më parë rreth orës 22:00 të mbrëmjes atë e ndaluan dy persona të cilët tentuan ta fusnin në makinë. Nga rrethanat e ngjarjes këta dy persona nxorën armën dhe e qëlluan me armë zjarri dhe plumbi e kapi Kamberin në rrëzë të brinjëve në krahun e majtë.
Ai u transportua për në spitalin e Fierit ku iu nënshtrua dhe një operacioni.
Kamberi rrëfen se gjatë kohës që ka qenë nën efektin e narkozës shefi i krimeve së bashku me një oficer të krimeve e detyrojnë duke i bërë dhunë psikologjike të jepte një dëshmi në lidhje me ngjarjen.
Ai shprehet se duke mos qenë i aftë të fliste pasi ishte duke marrë oksigjen artificial, ata kishin përpiluar një deklarim që Kamberi nuk mbante mend ta kishte bërë, të cilin e kishte firmosur e motra.
Më pas ai ka firmosur një tjetër deklarim i pavetëdijshëm për ato çfarë shkruheshin në letër.
Për ngjarjen Kamberaj shprehet se, policia ka implikuar kushëririn e tij si autor të ngjarjes dhe kur ai ka kërkuar pas dy ditësh të jepte dëshminë e tij, nuk është paraqitur askush.
Sipas Kamberit, autorët e kësaj ngjarje janë të veshur me petkun e pushtetit dhe asnjë nga mediat nuk e ka bërë publik rastin e tij pasi janë të udhëzuar nga struktura e shtetit.
Rastet e plagosjes me armë zjarri bëhen gjithmonë transparente nga Policia e Shtetit për mediat, por për çudi ky rast nuk është bërë me dije nga strukturat përkatëse.
Shkëlqim Kamberi ka dërguar edhe një video ku tregon gjendjen e tij shëndetësore dhe rrëfen historinë e tij.
Historia e Shkëlqim Kamberit e rrëfyer për JOQ.al:
Pershendetje JOQ. Jam nje qytetar nga Fieri. Po ju tregoj nje ndodhi qe me ka ndodhur para dy diteve dhe shpresoj qe ta publikoni. Une qe po ju shkruaj jam Shkelqim Kamberi dhe para rreth tre viteve kam punuar te Sherbimi i Proves Zyra Vendore Tirane. Me nderrimin e pushtetit me kane pushuar nga puna pa asnje motiv. Me pas kam vazhduar profesionin e Avokatit. Disa muaj me vone afer zyres time e cila ishte prane Gjykates se Krimeve te Renda dy persona te pa njohur prej meje kane debatuar me mua dhe kane tentuar te futesha ne makinen e tyre, por nga rezistenca ime dhe prezenca e shume njerezve aty prane ata nuk munden te me futnin ne makine dhe u larguan. I gjithe debati ishte rreth punes qe une kisha bere kur punoja te Sherbimi i Proves pasi siç theksuan ata une u kisha bere raporte negative dhe si pasoje nuk kane dale nga burgu. Ketij rasti nuk i vura rendesi dhe nuk i thashe askujt.
Pas rreth dy muajve ne shtepi ku une rrija me qera ne Tirane erdhen dy persona dhe me kerkuan mua por ne shtepi ishte vetem bashkeshortja. Personat ne fjale e kane kercenuar bashkshorten me fjalet qe burri juaj ka probleme me ne se na ka lene te afermit tane ne burg dhe ne nuk do t’ia falim. Per kete rast shkova ne polici per te bere denoncim por askush nuk me pranonte te merte denoncimin tim. Pas rreth nje muaji me vone dy persona te tjere shkuan perseri ne shtepi per te me kerkuar mua por perseri ne shtepi ishte vetem bashkeshortja.
Perseri personat ne fjale kercenuan se po mos te me gjenin mua do te mereshim me femijet. Nisur nga ky fakt u ktheva ne qytetin e Fierit prane njerzve te mi. Por dhe aty pas nje muaji dy persona jane debatuar me mua afer zyres ku une punoja dhe perseri tentuan te me futnin ne makinen e tyre, por nga prezenca e shume njerzve perseri nuk munden te vepronin por me thane qe nuk ta falim dhe nuk kemi per ta lene me kaq per ate qe u ke bere te afermve te tane.
Nisur nga ky fakt ika jashte shtetit me gjithe familje per nente muaj. Kur u ktheva pas nje muaji dy persona te tjere vijne te shtepia ku rrija ne Fier ku kane gjetur perseri bashkshorten dhe perseri kane kercenuar per femijet. Pas shume perpjekjesh bera nje denancim ne policin e Fierit, e cila e dergoi çeshtjen ne Prokurori per vepren penale te Kanosjes. Por Prokuroria e pushoi çeshtjen benda dy ditesh pa me thirrur mua fare per te dhene detaje per çeshtjen.
Me pas me kane ndodhur dhe dy incidente te tjera nje here me makine me femijet dhe njehere vetem me biçiklete. Nisur nga kjo shkova me familje ne Amerike. Pas nente muajve me kthyen nga Amerika rreth gjashte muaj me pare.
Pare dy ditesh kur isha duke u kthyer per ne shtepi pasi isha per darke te nje kushuri, rreth ores 22 00 me ka ndalur nje makine me dy persona te veshur me rroba kamuflazhi cilet tentuan te me mernin ne makinen e tyre. Nga rezistenca ime dhe nga fati qe ne ate moment perball po vinte nje makine tjeter e cila e uli shpejtesine dhe personat qe tentuan te me futnin ne makine u tremben dhe njeri prej tyre nxori armen dhe me qelloi per te me vrare por une instiktivisht e shmanga dhe plumbi me zuri anash ne rreze te brinjeve ne krahun e majte. Pastaj personat u larguna me shpejtesi. Une u shtrita dhe kur ata iken u ngrita dhe me makina te rastit vajta ne spitalin e Fierit ku ju nenshtrova nje operacioni te specializuar.
Direkt pasi dola nga operacioni nen e fektin e narkozes dhe jo ne gjendje te mire fizike, mendore dhe psikologjike vjen shefi i krimeve se bashku me nje oficer te krimeve dhe me detyrojne duke me bere dhune psikologjike qe une te jepja nje deponim ne lidhje me ngjarjen. Duke u thene disa here qe nuk jam ne gjendje te deponoj sepse as nuk mund te shkruaja dot dhe as te flisja se isha nen efektin e narkozes dhe syte nuk mund ti hapja dot dhe isha duke mare oksigjen artificial, por ata me kembenguljen e tyre perpiluan nje deklarim te cilin une nuk e mbaj mend fare se çfare kam thene dhe per te firmosur kete deklarim e ka firmosur motra ime se une nuk isha ne gjendje te firmosja.
Pas disa minutave vjen perseri shefi i krimeve dhe perseri nen presionin psikologjik dhe duke perfituar nga gjendja ime jo e mire dhe perseri nen efektin e nalkozes dhe te dhimbjeve se bashku me oficerin e krimeve perpilojne nje deponim tjeter dhe kesaj radhe me thenie te tjera qe une perseri nuk i mbaj mend vetem perserisja ato qe ata me thoshin dhe per kete me detyruan te firmosja vete pavarësisht se une u thashe disa here qe nuk mund te firmos pa e lexuar dhe nuk isha ne gjendje te lexoja.
Atehere oficeri i krimeve me tha qe le te lexoj motra dhe ti firmose. I ndodhur nen kete presion psikologjik dhe jo ne gjenden te mire mendore, fizike dhe psikologjike e kam firmosur por nuk mbaj mend asgje se çfare kam firmosur.
Per kete ata kane implikuar kushuririn tim dhe kane akuzuar ate kot duke e arrestuar si autorin e ngjarjes kur e verteta eshte krejt ndryshe. Diten e neserme kam kerkuar nga policia qe te vinin te me mernin deponimin qe isha ne gjendje me te mire dhe per dy dite rresht nuk ka ardhur asnje. Kjo eshte nje veprim qe ata kerkojne te mos e zbardhin te veteten e ngjarjes dhe te mos kapen autoret e vertete te ngjarjes, te cilet jane te veshur me petkun e pushteti. Jam munduar te komunikoj dhe me te gjitha mediat per te bere publike problemin tim por asnje nga mediat nuk me ka ardhur pasi jane te instruktuara nga struktura e shtetit per te mos me marre mua deponimin real. Bashkangjitur po ju dergoj dhe dy vidio qe i kam bere me celularin tim.
Po ju shkruaj ne portalin tuaj shqetesimin tim pasi portali juaj eshte nje nga portalet me shikueshmeri me te madhe.
Mbetem me shpresen se do ta publikoni shqetesimin tim. Ju faleminderit ne qe qofte se e publikoni./ JOQ.al/
Përgatiti gazetare: F.T