
Shpesh takimet mes çifteve shoqërohen duke pirë nga një gotë, dy a më shumë. Ndoshta deri më tani nuk ishte menduar kështu, por duket se kur femrat pinë alkool, qoftë edhe një sasi të vogël, meshkujt duhet të mendohen mirë para se të kërkojnë të flenë me to.
Të paktën kështu shprehet Cathy McCulloch, avokate e çështjeve penale, e cila për “Maily Online” ka thanë se meshkujt të cilët kryejnë marrëdhënie me femrat të cilat kanë qenë nën ndikimin e alkoolit mund të akuzohen për përdhunim. Ligjet britanike duket se e favorizojnë shumë femrën në këtë pikë.
Sipas avokates thuhet se nëse femrat kanë pirë alkool, ato nuk kanë qenë në gjendje të plotë vetëdijeje për të dhënë pëlqimin për të kryer marrëdhënie, e kështu nese pas daljes së pijes ato “nuk bien dakord” me veprimin e tyre, atëherë meshkujt mund të rrezikojnë për ndonjë akuzë përdhunimi.