
Të gjithë shqiptarët që dëshirojnë të largohen nga vendi dhe të shkojnë të jetojnë në Amerikë, një mundësi fillon që nga dita e nesërme. Kjo është lotaria amerikane, e cila prej kohësh ka "tërbuar" shqiptarët e ku disa prej tyre kanë fituar e disa të tjerë kanë patur një mik, të afërm, apo fqinj që është larguar për në Amrikë. Vitin e kaluar shifra e aplikuesve shqiptarë ishte aq e lartë sa u menduar se pothuajse të gjithë dëshirojnë të lënë vendin. Ky ishte një tregues i keq për vendin tonë, ku të shumtë janë shqiptarët që i kanë humbur shpresat e një jetese të mirë.
Gjatë këtij muaji janë dhënë herë pas here informacione mbi kushtet e aplikimit, në mënyrë që të mos bëhen gabime.
Sot në emisionin “Rudina” në Klan tv, Emily Enright dhe Lorenc Mansaku kanë dhënë udhëzimet e fundit për të gjithë të interesuarit. Ata kanë folur për detaje dhe kanë informuar rreth aplikimeve për lotarinë amerikane, që nis zyrtarisht nesër dhe do të zgjasë deri me 7 nëntor.
Lorenc Mansaku dha disa këshilla për aplikuesit: