Skënderbeu ka dhuruar spektakël sot në ndeshjen kundër Kukësit ku në fund ka fituar me rezultatin 1-2. Natyrisht nuk kishte si të mos bëhej protagonist edhe arbitri në një ndeshje si kjo i cili dha dy penallti, një për Kukësin dhe një për korçarët.
Goli i parë do të vinte në minutën e 31-të, me Ditën që brenda zonës arriti të mposhtë portierin Koliçi. Në minutën e 36-të ka penallti të kontestuar për vendasit dhe Bakaj tregohet i saktë. 1-1 pjesa e parë.
E dyta ka një ritëm më të lartë ku janë sërish korçarët ata që mundohen me shumë dhe i afrohen më shumë golit. në fundin e ndeshjes Muzaka pengohet në zonë dhe ka penallti në favor të Skënderbeut, që e ktheu në gol me anë të Sabjen Lilajt dhe theu skuadrën e Kukësit në shtëpi.