“Shakohoxha i lëpihet Dukës, ‘Ballist’ Morina prej tij po vuan prej dy vitesh”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 25.09.2017, 16:51

Shako

Ish-gazetari i “Sportit Shqiptar”, Adriatik Dosti, ka shpërthyer me një status kundër komentatorit Dritan Shakohoxha, duke e cilësuar këtë të fundit si shërbëtor të presidentit të FSHF-së, Armando Duka.

Duke marrë shkas nga "sherri" i drejtpërdrejtë i Shakos me gazetarin Artan Hoxha për ngjarjet e fundit në lidhje me Ismail "Ballist" Morinën, Dosti e sulmon hapur fytyrën më popullore të futbollit shqiptar, aq sa shkruan se fatin e keq "heroi e Beogradit" e ka pikërisht prej tij.

Ja postimi i tij në Facebook (i pakorrektuar):

Koha e Shakove….. O Ram e Veli … O Shako e Fevzi….. Fatkeqesisht keshtu eshte katandisur sot Televizioni kombetar TV Klan….deri dje me i dashuri per shqiptaret… Shyqyr qe here pas here del ndonje Ardit, ndonje Genti e Saimir dhe Ilham Dyryla …te atyre novelave turke qe njerezia humbasin mendjen se ndryshe nuk do kish mbetur shqiptar brenda e jashte Shqiperie qe nuk do e kish hedhur nga dritarja a ballkoni aparatin e vogel magjik ..gjithesesi sa argetues e c’lodhes po aq edhe corodites e nervngrites.. Mire Edi, Erioni e Fevzua bejne e perfaqesojne dicka ..natyrisht ne kontekstin e kendveshtimit te tyre …po ky Shakua cfare eshte, cfare ben e cfare perfaqeson ..natyrisht pervec sensit negativ e injorant ..por edhe arrogant e karagjoz…. Shakua na del tek tregu i Fruta – Perimeve e na ben reklamen e domateve dhe te Digitalbit…Hapu Dhe e na fut brenda… Shakua na del diku andej nga bregdeti e na ben nje reklame tjeter duke zene peshk….u shofte fara e peshkut ishalla.. Shakua ze e bertet e uleret ne nje debat televiziv dhe i kundervihet me arrogance e rrugaceri gazetarit te njohur e profesionist Artan Hoxha..gjoja ne mbrojtje te Ballist Morines….o Ballist i gjore ate fat te keq qe po te ndjek prej gati dy vjetesh te siguroj 100 perqind qe e ke nga Shakua dhe vetem nga ai e askush tjeter…. Shakua na shfaqet edhe ne emisionin Shik dhe Elegant ..Jo vetem Mode ,,dhe ju jep mend e gusto shqiptareve se si duhet te vishen ..madje ju tregon edhe pervojen dhe eksperiencen e tij te dikurshme perballe bordurave te Hotel Dajtit.. …o zot ..me mire me arrna, bythegrisur e lakuriq se sa i veshur me moden e shijet e Shakos…. Shakua qerrata e qejfli na shfaqet edhe ne Giardinon – Duka …ne Kantinen e re te veres e rrushit te Armandos..Shefit te tij te dashur qe i sherben me aq zell, devotshmeri, besnikeri e bythelepirje te pa shembullt… Dhe tavoline me tavoline” clasiku” Shako me nje gote vere ne dore i ben Chears gjithkujt qe i del perpara …. E po kurre mos u pifte ajo lloj vere ne gote te Shakos …. Dhe e dini pse…fare thjeshte ..se sot ne kohen e Shakove shqiptare kudo , gjithkund e gjithandej asgje me nuk te shijon e nuk te ngjit, nuk te gezon e as te argeton…. Ne te kundert te ngjall vetem rrevolte, merziti, pesimizem e shqetesim te brendeshem shpirteror e moral e pse jo edhe shoqeror e social… …Sepse kjo kohe e Maskarenjve ..eshte edhe koha e Shakove me shoke sinonime te kesaj fjale … Ndaj dhe Shqiperia eshte ketu ku eshte dhe shqiptaret ketu ku jane… Dhe njeriu normal e me llogjike te ftohte shqetesueshem pyet veten..natyrisht i zene goxha ne faj….Pse deri ketu paskemi mberritur? Sepse sot ne ate vend eshte jo vetem koha e Maskarenjve por edhe koha e Trendy i Palacove, Sharlataneve, te Pafytyreve e te Pabytheve …te tipit Shako me shoke… Dhe dashur pa dashur , motra e vellezer shqiptare ..e gjithe kjo ka vetem nje emer…Fatkeqesi Kombetare A.R.DOSTI”.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit