Njohja e çuditshme që përfundoi në martesë, Labi rrëfen gjithçka

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 22.09.2017, 19:14

Ai është një nga moderatorët më të dashur në Kosovë por jo vetëm, pasi edhe në Shqipëri është një personazh shumë i njohur. Po flasim për Labinot Gashi, i cili ditën e sotme ka qenë i ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, ku ndër të tjera ka rrëfyer detajet për lidhjen dhe martesën e tij me Qëndresën, më 15 tetor.

Labi ka treguar se njohja me të fejuarën e tij ka qenë shumë e veçantë, dhe se një mace është bërë shkaku që ata të hynin në muhabet.

Ai ka treguar se fillimisht e ka parë në një hotel në Ulqin, dhe se miqtë e tij e kanë shtyrë për t’i folur duke i thënë se ishte shumë e mirë.

E gjitha nisi pasi Qëndresa ishte frikësuar nga një mace që ndodhej në hotelin e saj dhe kishte nisur të qante e frikësuar, ndërsa moderatori i ishte afruar "për ta mbrojtur".

Por ja çfarë i tha ai për të hapur bisedën:

Pse i ke frikë macet, macet duhet t’i duash, ato nuk të bëjnë keq”.

Kaq mjaftoi sa për të nisur njohjen e një lidhjeje që në pak javë do të kurorëzohet në martesë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit