Edhe një herë Linda Rei vihet në qendër të vëmendjes. Ditën e djeshme ajo ka shkuar me një automjet të shtrenjtë dhe tepër luksoz në spektaklin "DWM", ku nuk munguan debatet.
Ka qenë vetë Linda që ka postuar një foto në rrjetet sociale, ndërsa ajo që ka shkaktuar polemika, ka qenë hashtagu #otr. Cila është lidhja mes Lindës dhe këtij grupi, e më konkretisht, me Noizyn?
Apo është thjesht një dëshirë dhe pëlqim i Lindës ndaj djemve të OTR? Ndoshta ata i kanë dhënë hua makinën? Këtë nuk e dimë, ama lajme të tjera presim në vijim...