Kapet kamioni plot me drogë në portin e Vlorës, destinacion kishte Italinë

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 19.09.2017, 17:11

Mënyra të ndryshme të kalimit të drogës nga Shqipëria në Itali kanë rezultuar gjatë këtij viti. Nga deti janë përdorur skafet dhe tragetet. Mirëpo, lajmi i fundit që vjen nga policia e Vlorës flet për një kamion i mbushur me drogë që kishte si destinacion Italinë. Duket se prodhimi vendas i kanabisit ka qenë aq i lartë sa ka shtuar mënyra të reja për transpotin.

Kështu, një sasi lënde narkotike është sekuestruar nga policia kufitare në portin e Vlorës. Droga e fshehur në një kamion u kap në momentin që automjeti po imbarkohej në traget. Policia ka shoqëruar drejtuesin e kamionit, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë i ditur. Nuk ka ende informacoin për sasinë e drogës së sekuestruar.

ka

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit