Ngjarja e kobshme që tronditi opinionin fundjavën e shkuar me vrasjen e 17-vjeçarit Aulon Zeka me 4 plumba duket se do të endet gjatë si çështje në gjykatat e Kosovës.
Pas vrasjes së tij janë arrestuar dy të miturit Guxim Hadri dhe Riga Gosalçi si të dyshuar kryesorë, ata janë paraqitur në seancat gjyqësore por me dyer të mbyllura dhe “Koha Ditore” ka mësuar se dy të rinjtë kanë mohuar të kenë gisht në këtë vrasje.
Deri më tani hipoteza është se kjo vrasje ka ndodhur për shkak të pëlqimit që i ndjeri Aulon Zeka kishte për 15-vjeçaren R.G, por dyshohet se ajo është e dashura e të miturit tjetër të arrestuar G.H.
Në gjithë këtë amulli, arma e krimit nuk është gjetur akoma nga policia.
Megjithatë, me kërkesë të Prokurorisë, të miturve u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Lajmin për caktimin e paraburgimit e ka konfirmuar për gazetë Zyra për informim e Gjykatës.