Pellg gjaku para pallatit, nëna e re bie nga ballkoni dhe vdes

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.09.2017, 10:43

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotshëm në qytetin e Fierit, ku një grua e re ka ndërruar jetë.

Paraprakisht mësohet se viktimë ka ngelur një 29-vjeçare, e cila është hedhur nga ballkoni i shtëpisë në të cilën banonte.

Identiteti i viktimës nuk është bërë ende i ditur, ndërsa të tmerruar kanë ngelur gjithë banorët e pallatit dhe kalimtarët e rastit, pas pellgut të gjakut në të cilin ishte zhytur viktima.

Gruaja ishte nënë e një fëmije, ndërsa ende nuk dihen detaje për ngjarjen fatale.

Fotot: Newsbomb.al

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit