Aulon Zeka është i riu 17-vjeçar, i cili u vra ditën e djeshme me 4 plumba në mes të Prishtinës. Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të shkollës fillore "Qamil Batalli" në lagjen "Arbëria", por deri më tani nuk dihen informacione të hollësishme në lidhje me këtë humbje të madhe për familjen Zeka.
E me sa duket, kjo nuk është plaga e vetme që Auloni u ka lënë të afërmve të tij. Vite më parë, fëmiljarët kërkonin ndihmë në rrjetet sociale për djalin që ndërroi jetë dje, për shkak të problemeve të tij të shumta shëndetësore.