Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi janë një nga çiftet më të njohur për publikun dhe që prej vitesh janë pjesë e ekranit shqiptar.
4 vite më parë çifti u bekua me një djalë dhe duket se tashmë ka ardhur koha që Joeli të bëhet me motër ose vëlla.
Xing.al ka zbuluar se shumë shpejt çifti do të bëhen prindër për herë të dytë.
Madje, gjithashtu është siguruar dhe një foto ku Ami shihet e lumtur teksa është në krahët e Ermalit dhe tregon testin e shtatzënisë.