Bie nga froni krimineli më i bukur, kush është i burgosuri që po “tërbon” rrjetin

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 14.09.2017, 16:12

Nga burgu në pasarelat e modës. Jermy Meeks u cilësua si krimineli më i bukur në botë falë pamjes së tij. Kujtojmë, që Jermy "pushtoi" rrjetet sociale me imazhin perfekt, ku shumë vajza u "marrosën" pas tij. Por duket se Jermy nuk është i vetmi i burgosur që u shqua për një bukuri të rralë. Mesa duket, Mekhi Alante Lucky me pseudonimin “Prison Bae” i cili u arrestuar në vitin 2016 po "tërbon" vajzat në botë po ashtu edhe shtëpitë e modës.

Megjithatë ai fitoi famë veçantisë së syve të tij, kur u zbulua nga një përdorues i Twitter me emrin Wake Mugshots. Me njërin sy blu dhe tjetrin të errët fotografia e tij bëri xhiron në internet dhe sapo doli nga burgu u ngjit në pasarelë.

Lucky nënshkroi kontratë me agjencinë St Claire Modeling këtë verë dhe mesa duket do të ketë një karrierë të suksesshme.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit