Me sa duket një nga miqtë më të ngushtë të Getoarit, reperi Cozman nuk ka duruar derisa dhëndri të hapë vallëzimin dhe ka nisur të kërcejë i pari.
Ai ka patur në krah këngëtaren Rezarta Shkurta, e cila ka postuar një video në profilin e saj në Instagram duke kërcyer me të.
Çifti simpatik e nisën kërcimin në pjesën kur Marina dhe Geti po betoheshin dhe po shkëmbenin unazat.
Epo, çfarë nuk pret nga shoqëria e dhëndrit.