Një tjetër gjigante e skenës shqiptare është larguar nga kjo botë. E madhja aktore, Hajrie Rondo ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare në Himarë.
Në qershor të këtij viti aktorja u shtrua me urgjencë në spital, pas një beteje të gjatë me kancerin dhe pas luftës për të fituar mbi këtë sëmundje.
Më 20 qershor ajo iu nënshtrua operacionit të fundit, ndërsa në atë periudhë lajmin e bëri publik vajza e saj, Klea Ikonomi, e cila deklaroi se aktorja prej 10 ditësh nuk ndihej mirë dhe kështu vendosi të bënte një skaner.
Stafi i JOQ.al ngushëllon familjen e aktores gjigante për këtë humbje të rëndë. "Tana" tek "Përrallë nga e kaluara" do t'u mungojë gjithë shqiptarëve.