“Ija e Besit” i tregon të gjitha në emision: Xhensila nuk më dëgjon!

Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 09.09.2017, 08:14

Gjyshja e Bes Kallakut, apo e njohur ndryshe dhe si “Ija e Besit” ishte mbrëmjen e djeshme në emisionin “Top Show Magazine”.

E pyetur në lidhje me dasmën, Ija u shpreh se dasma ka qenë e preferuara e saj.

Mirëpo, duket se ka një “problem” me Xhensilën.

E pyetur nga Albana Osmani lidhur me një shtatzëni të mundshme të Xhensilës, Ija u shpreh:

Jo, për Zotin. Ajo s’po dëgjon ta bëjë kurrë…”

Duket se Xhensila është e përqëndruar shumë te karriera e saj, por kjo gjë nuk i pëlqen Ijes.

Unë plasa duke e lutur dhe ajo më thotë ‘edhe për dy vjet Ije nuk kam ndër mend’. Po karriera jote nuk mbaron asnjëherë mi non”, përfundon Ija.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit