Sherr masiv në qendër të qytetit/ Gra e burra bëjnë të vdekur njëri-tjetrin

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 05.09.2017, 23:56

Një rrahje masive është filmuar në rrugët e qytetit anglez Birmingham, në të cilën ishin përfshirë rreth 30 burra e gra.

Në videon e publikuar më poshtë, mund të shihen se si dhjetëra gra e burra shkëmbejnë grushta e shkelma në qendër të qytetit, transmeton Telegrafi.

Por, është interesant fakti se si rrahja masive ndodh në rrugën e mbushur me vetura, të cilat ishin ndalur për shkak se frikësoheshin se ndonjëherë nga të përfshirët në rrahje mund të goditet.

Një burrë me qen shihet duke ndjekur një burrë tjetër, derisa kamerat kanë filmuar edhe një grua e veshur me pizhame duke bërtitur derisa vazhdimisht goditej në kokë. /Telegrafi/

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit