
Denis Myrteza 23 vjeç, me banim në Tiranë është arrestuar në flagrancë nga policia e Durrësit pasi ka grabitur 10 milionë lekë të vjetra në një kompleks turistik në Gjirin e Lalëzit.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Krimet në Stacionin e Policisë Manëz në bashkëpunim me Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, pas një pune hetimore intensive dhe të mirëorganizuar kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor, në një kohë të shkurtër të një ngjarje të ndodhur në një Kompleks Turistik në Gjirin e Lalzit.
Është arrestuar në flagrancë shtetasi:
Mesnatën e datës 05.09.2017 është arrestuar shtetasi i mësipërm, si autor i dyshuar dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në Tiranë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi e vlerave monetare te vjedhura, 10 000 000 lekë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Vjedhja” parashikuar në nenin 134 të Kodit Penal.