Një 29-vjeçare nga Londra, e identifikuar si Ana Heaton ka treguar se si në dy vitet e fundit ka dalë në takime me 77 persona me shpresë se do të gjente të duhurin.
Në një bisedë me moderatoren e njohur Victoria Derbyshire mëngjesin e së enjtes, Ana ka rrëfyer për historitë e saj të takimeve.
Nga ana tjetër, Ana u shpreh se nga këto 77, nuk gjeti të duhurin.
Përveç faktit që ajo është një vajzë e angazhuar, Ana Heaton është ndoshta “singletoni” më i organizuar i Britanisë, ajo mban një bllok ku shënon të gjitha datat e takimeve dhe personat e tiparet e tyre. Sigurisht, së bashku me shkëndijat që lindin, shkruan Daily Mail.
Sidoqoftë, ajo për veten nuk mendon se është e dëshpëruar, por thotë se është thjesht vendim dhe kjo sipas saj nuk është diçka e keqe.