Sapo përmend emrin Egjipt në mendja na vijnë piramidat e tij, madje piramida është simbolika e Egjiptit. Kjo përshtypje është krijuar kryesisht nga filmat e shumtë vizatimor dhe jo vetëm, të cilët e kanë shndërruar Egjiptin në “kryeqytetin” e piramidave tek mendja e njeriut.
Megjithatë ndryshe nga sa mendojmë, duhet t’iu themi që Egjipti nuk është shteti me më shumë piramida, këtë rekord e mban shteti fqinj i tij, pikërisht Sudani.
Sudani ka rreth 250 piramida në total përkundër 138 që ka Egjipti.
Nëse piramidat e Egjiptit janë mister i vërtetë se kush i ka ndërtuar dhe si ka qenë i mundur krijimi i tyre, piramidat e Sudanit janë ndërtuar nga anëtarët e Mbretërisë së Kush-it, njq qytetërim i lashtë, i cili ka shënuar historinë nga 1070 para erës sonë dhe deri më 350 të erës sonë.
Pra nëse doni të shihni sa më shumë piramida ndryshoni destinacion, Sudani është “mbret” në këtë pjesë.