Këto ditë në media kanë qarkulluar lajme për transferime të ndryshme të shumë personazheve nga një televizion në një tjetër.
Diskutimeve se në cilin televizion do t’i shohim shumë emra të njohur në këtë sezon të ri nuk i ka shpëtuar as shefi i guzhinës, Arvin Kita. U përfol se ai nuk do të jetë më shefi i emisionit “Blind Taste” në Vizion Plus, por do t’i bashkohet Anjeza Majës dhe Florian Agalliut në drejtimin e “Në Shtëpinë tonë” në Top-Channel.
Por megjithatë, Arvini ka treguar në një prononcim për Shije.al se ende nuk është vendosur diçka konkrete në këtë aspekt dhe është në vijim të diskutimeve me televizionin Top-Channel.