Vazhdojnë përditë denoncimet e shumta nga ana e qytetarëve në lidhje me “Blue Panorama”, konkretisht me “Blue Express”.
Rasti më i freskët është ai i një zonje bashkë me dy fëmijët e saj e cila kishte prenotuar dhe paguar në mënyrë të rregullt biletën që në datën 13.08.2017 me këtë linjë për në Romë. Por çudia ndodh në momentin kur zonja shkon të bëjë check-in, ku një vajzë pjesë e stafit i thotë se avioni nuk kishte më vende, pavarësisht se ajo kishte prenotuar prej shumë ditësh.
Si rrjedhojë pesë persona, mes të cilëve edhe zonja me fëmijët kishin ngelur jashtë. Zonja shprehet se kompania ia shtyu biletën dhe i ofroi një udhëtim tjetër pas 4-5 ditëve por ajo shprehet se ditën e nesërme duhet të marrë një tjetër avion nga Roma për në Londër dhe si rrjedhim do t’i digjet bileta me linjën tjetër.
Në vijim një video e saj duke debatuar me vajzën nga stafi i kësaj linje.