Kjo është zv.kryeministrja jonë e re, njihuni me gafën e saj në transmetim live

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 27.08.2017, 18:46

Kryeministri Edi Rama sot ka prezantuar kabinetin e qeverisë së re në këtë mandat të tij të dytë. Por, ajo që është zëvendësuesja e tij, duket të mos jetë dhe aq shumë elokuente apo e mirëformuar gjuhësisht sa të paktën vetë Rama.

Zv. kryeministrja e re e Shqipërisë, Senida Mesi, në një dalje të sajën në transmetim live gjatë zgjedhjeve të 25 qershorit lë shumë për të dëshiruar në formulimin e fjalëve apo edhe dialektizmave. Por, ajo që të lë pa mend është gjuha me të cilën zv.kryeministrja në detyrë, dy muaj më parë i drejtohej komunitetit egjiptianë.

Incidentet janë shënuar në zonën "Iliria", të pakicës së jevgjëve, aty ka patur disa probleme", thotë Senida Mesi për situatën në Shkodër gjatë zgjedhjeve.

Vetëm në vendin tonë mund të zgjidhet njv zv.kryeministre, e cila nuk ja ka idenë e komuniteteve dhe pakicave të individëve që përbëjnë popullsinë e Shqipërisë, por u drejtohet atyre me një zhargon si të ishte duke pirë kafe me miqtë e saj në lagje.

Senida Mesi do ketë detyrën e vështirë të zëvendësojë Niko Peleshin, që dukej i pazëvendësueshëm në krah të Ramës.

Zonja Mesi që e zëvendëson është 40 vjeç dhe ka përfunduar studimet për ekonomi. Ajo u zgjodh deputete e Shkodrës në zgjedhjet e 25 qershorit, ndërkohë në politikë është futur në vitin 2015. Videoja më poshtë, tregon se zonjës Mesi do i duhet edhe pak kohë të mësohet me gjuhën politikisht korrekte. Videoja është marrë nga emisioni Dritare me Rudina Xhungën.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit