Sulmuesi argjentinas ,Paulo Dybala po përjeton një nga momentet më të mira në karrierën e tij, teksa në këtë sezon do të luajë me fanellën me numër 10-të te Juventusi.
Ylli i "Zonjës së Vjetër" nuk ka qëndruar i qetë as jashtë fushave të lojës, teksa së fundmi ka pasur një flirt me një tjetër modele italiane.
Paulo ka pasur një lidhje me Antonella Cavalieri-n, por në muajt e fundit ata nuk janë shfaqur më së bashku. Mediat italiane kanë zbuluar lidhjen e fshehte të sulmuesit të Juventusit me modelen tjetër Ginevra Sozzi.