Ka guxuar në poza nudo e gjysëm nudo e sot është një prej modeleve shqiptare që po korr sukses jo vetëm në Itali, vend ku është rritur, por edhe në vende të tjera. Së fundmi, mbesa e ish-Presidentit Bujar Nishani, Beniada Nishani (Jakic), bën me dije se do të jetë modelja imazh i revistës “Playboy” të Portugalisë.
Biondja 25- vjeçare nga Durrësi, sapo ka realizuar edhe fotot e reja topless në breg të detit për revistën “Playboy”, ndërkohë që ka marrë komplimente dhe urime pa fund nga familjarët dhe miqtë për përfshirjen në këtë projekt të ri.
Beniada bëri përshtypje në Itali me shfaqjen e saj në programin investigativ “Le Iene” (Hienat) të Mediaset, por u komentua më së shumti në Shqipëri si mbesa tepër e bukur e ish-Presidentit Bujar Nishani. Pasi ka pozuar për fotografët më të famshëm në Itali, mes të cilëve Alberto Buzzanca apo Enrico Ricciardi, ajo iu përkushtua studimeve në aktrim me ambicien për të fituar role protagonisteje në kinematografinë italiane.
Seti më i fundit i saj ishte me mikeshën 22- vjeçare, Ines Trocchia, supermodelja ndërkombëtare nga Napoli, e cila ka pozuar po ashtu për: “Playboy”, “FHM”, “GQ”, “Esquire”, “Sports Illustrated”, “DT”, “Formen” apo “Maxim”.
Vetë Beniada specifikon si armën më të fortë të fizikut këmbët e gjata, që thotë se i ka trashëguar nga babai, ndërkohë që veçon Candice Swanepoel, si një nga modelet që e do dhe e vlerëson profesionalisht.
Meqenëse po investohet për të bërë karrierë si aktore, pyetjes se cili është aktori më i bukur në botë në sytë e saj, ajo i përgjigjet:
Sa i takon stilit të jetës ajo e krahason jetën që bën me vajzat e serialit “Sex and the city”.
Ndër sa për burrin e ëndrrave Beniada thotë se duhet të jetë i arsimuar, i këndshëm, pra të ketë sens humori. Në një raport dashurie tregon se nuk e pranon mungesën e sinqeritetit dhe tradhtisë.