Mbrëmje magjike për futbollin shqiptar. Skënderbeu ka arritur të kualifikohet në grupet e Europa League.
Korçarët kanë eleminuar në 'Play-Off' Dinamon e Zagrebit pas dy barazimeve 1-1 dhe 0-0, por ka ndikuar goli i shënuar jashtë fushe që bardhekuqtë të kualifikohen.
Ndeshja e sotme e luajtur në "Elbasan Arena" ka sjellë shumë emocion, por në fund është mbyllur me rrjeta të paprekura.
Kjo është hera e dytë që Skënderbeu arrin në grupet e Europa League, por këtë herë korçarët e kanë bërë duke e nisur nga turi i parë dhe kanë eleminuar gjithsej 4 ekipe.
Nesër në mesditë hidhet edhe shorti ku do mësohen kundërshtarët që Skënderbeu do ketë në grupe.