Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Bërzhitë, ku vajza e shtëpisë është gjetur pa ndjenja nga e ëma. Duke mos reaguar, mamaja e alarmuar e ka dërguar 17-vjeçaren me urgjencë në spitalin "Nënë Tereza".
Paraprakisht mësohet se vajza kishte rënë në gjendje kome.
Zyrtarisht mësohet se bëhet fjalë për S.K, 17 vjeçe, banuese në Bërzhitë, e cila është gjetur nga nëna e saj në banesë pa ndjenja.
Ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital, teksa nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur me të.