Po kalonte doganën greke, shqiptari habit kontrollin me atë që i gjejnë në makinë

Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 20.08.2017, 22:21

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në doganën greke në Kakavijë ditën e sotme.

Mirëpo, surprizë ka qenë për një shtetas shqiptar ndalesa nga kontrolli, të cilit pasi i janë bërë verifikimet i janë gjetur në bagazh 32 mijë e 560 euro, të cilat i kishte pa dokument justifikues.

Ai po kalonte nga Greqia në Shqipëri, kur është arrestuar dhe i kanë sekuestruar shumën.

Dogana greke ka mbajtur 25% të shumës, ndërsa tjetrën e ka sekuestruar deri në justifikimin e saj ligjor.

Ndërkohë, shtetasi tjetër i arrestuar po kalonte nga Shqipëria në Greqi me një automjet, i cili rezulton i vjedhur në Itali.

kapshtice

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit